Pas shkarkimit të ish kreut të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, detyra i kalon një kryebashkiake Eriselda Sefa.
Sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e kryebashkiakut. Aktualisht bashkia Lushnje ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan.
Pas fillimit të mbledhjes Gentian Nushi njoftoi tërheqjen nga gara pasi sipas tij duke pasur pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste nuk mund ta kryejë funksionin e kryetarit të bashkisë Lushnje. Pas tërheqjes së Nushit këshilli vendosi që të kryhet votim i fshehtë për nënkryetaren Eriselda Sefa./abcnews.al