Pas skadimit të afatit të studentëve, Rama akuza Bashës

schedule18:35 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 18:35 - 11 Dhjetor, 2018

Gjysëm ore pas skadimit të afatit të lënë nga studentët, ka reaguar sërish kryeministri Rama. Në një postim në Tuiter Rama, pa një qëndrim të ri për studentët, akuzon Bashën se po infiltron të rinj demokratë në protestën e tyre, dhe se po nxit protestat në rrethe.

“Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si student, se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Bojë”, shkruan kryeministri në Tuiter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!