Të persekutuar nga të gjitha sistemet. Banorët e fshatit Bricë në zonën e Nikaj-Mërturit të Tropojës më në fund kanë arsye të gëzojnë.
Rruga vetëm 5 km e shkatërruar ka nisur të riparohet. Kilometri i parë ka përfunduar dhe po punohet me intensitet që dhe pjesa tjetër të përfundojë deri në fund të vitit.
“Ky fshat do vazhdojë jetën normalisht me rrugë automobilistike, me energji elektrike, do jetë më afër shërbimeve të komunitetit. Si me rrugë, shërbime shëndetësore, elektrike e të tjera.”
100 banorët që kanë mbetur në këtë fshat prej dy vitesh nuk kanë pa energji elektrike.
“Bashkë me rrugën e makinës do u sjellim edhe infrastrukturën e re të energjisë elektrike. Do u sjellim transformatorin, pasi prej dy vitesh transformatori është i djegur, për arsye të mungesës së transportit nuk është bërë e mundur.”
Transformatori është djegur ndërsa i riu nuk transportohet dot për shkak të rrugës të dëmtuar. E vetmja mundësi janë helikopterët e ushtrisë, në të kundërt duhet të presin rregullimin e rrugës.
Kjo zonë është një perlë turistike dhe një nga rrugët nga bjeshkët e Tropojës drejte atyre të Shkodrës. /abcnews.al/

