Brad Pitt dhe Jennifer Aniston do të shfaqen në ekran së bashku për herë të parë që nga viti 2001. Dyshja, të cilët ishin të martuar për pesë vite, përpara se të ndaheshin në 2005, janë dakordësuar për të punuar së bashku për herë të parë që kur i dhanë fund marrëdhënies gati dy dekada më parë.
Aktorët do të marrin pjesë në shfaqjen e filmit “Fast Times at Ridgemont High” dhe do të bëhen së bashku me emra të tjerë të kinematografisë si Julia Roberts, Morgan Freeman dhe Matthew McConaughey, shkruan abcnews.al.
Eventi “”Feelin ‘A-Live” do të transmetohet në 21 Gusht, dhe ka për qëllim të mbledhë para për organizatën jofitimprurëse të Sean Penn si CORE si dhe REFORM. “Fast Times at Ridgemont High” është shkruar nga Cameron Crowe, i cili është përshtatur nga libri i tij i vitit 1981 me të njëjtin titull. /abcnews.al/