Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas shumë vitesh, Fjolla Krasniqi paralajmëron rikthimin në muzikë

schedule16:58 - 19 Tetor, 2021

schedule 16:58 - 19 Tetor, 2021

Në vitet 2000, ndër këngëtaret që spikati në tregun muzikor vendas ishte dhe Fjolla Krasniqi. Me një stil më ndryshe se sa e zakonshmja për atë kohë, Fjolla arriti të bëjë menjëherë për vete publikun. Mirëpo, në një moment të caktuar ajo vendosi të tërhiqet nga muzika.

Por ndërsa ka kaluar një kohë e gjatë që nuk ka qenë aktive në muzikë, këngëtarja së fundmi ka paralajmëruar rikthimin. Ajo shfaqet në një studio ku duket se ka nisur përgatitjet për një projekt të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Krasniqi (@fjolla.n.krasniqi)

Reagimet nga adhuruesit e saj ishin të menjëhershme, të cilët mezi po presin prurjen e re. Sa i përket jetës personale, Fjolla i dha fund beqarisë disa muaj më parë. Fjolla është e njohur më së shumti për hitet si “Dy yjet”, “Nuk të besoj”, “Nuk jam zemërthyer”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!