Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, qeveria ka vendosur që kjo javë të nisë ndryshe për të gjithë këmbësorët dhe një pjesë të bizneseve që tregtojnë me pakicë do të nisë procesi i hapjes. Pas shumë javësh izolim, kjo e hënë nis me edhe me ndryshimin e orarit për lejen për dalje që do të vijojë të merret në e-albania.
17 aktivitete me pakicë do të lejohen që t’i ngrenë qepenat për t’u shërbyer qytetarëve në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 pasdite
Por me urdhër të Ministrisë së Ministrisë së Shëndetësisë, çdo biznes që të hënën përfshihet në protokollin jeshil duhet të ketë një “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, i cili mund të merret elektronikisht në e-albania.
Ndërkohë një pjesë e bashkive që janë shpallur dhe zona të gjelbërta që nuk janë prekur nga koronavirusi do të kenë shumë më shumë lehtësira në lëvizje dhe në një makinat në fashën orare 09:30 me 17:30 nuk kanë nevojë për autorizim, por mund të lëvizin dhe të mbarojnë gjërat e nevojshme pa asnjë pengesë./ abcnews.al