Pas shumë ditësh në reanimacion, foshnja prematurë tek “Mbretëresha Geraldinë” fiton betejën për jetën

schedule21:59 - 24 Qershor, 2021

schedule 21:59 - 24 Qershor, 2021

Një foshnje e lindur prematurë ka mundur të fitojë betejën për jetën dhe të dalë nga reanimacioni i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar edhe një foto të Amarit të vogël në llogarinë e saj në Facebook.

Siç shprehet ministrja, pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive, Amari tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

POSTIMI

“Ditë e gëzueshme për familjen e Amarit dhe stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, me fitoren e betejës për jetën të Amarit të vogël, pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive. Punë #fantastike e stafeve tona mjekësore me bebet prematurë, në shërbim të jetës.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!