Pas Shkupit, këndi arkivor shqiptar hapet për studiuesit në Prishtinë

schedule07:55 - 23 Nëntor, 2020

schedule 07:55 - 23 Nëntor, 2020

Pas Shkupit këtë herë pritet që këndi arkivor i Arkivit Qendror të Shqipërisë të hapet në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido së bashkë me drejtorin e Arkivës në Kosovë Bedri Zyberaj në një intervistë për ABC e Mëngjesit kanë theksuar se me inagurimin e një këndi të tillë arkivor tashmë studiuesit e kanë më të lehtë të bëjnë punën e tyre kërkimore në lidhje me të shkuarën e shqiptarëve.

Bido tregoi se përmes kësaj platforme, çdo studiues pa qenë nevoja për të udhëtuar drejt Tiranës, mund të kërkojë dokumente arkivore të fondit të pasur me dokumente që ka Arkivi i Shtetit në Shqipëri.

LEXO EDHE: Arkivi shqiptar thyen kufijtë, hapet këndi për studiuesit në Shkup

Hapja e kënditë arkivor shqip në Prishtinë me shpresën që ky kënd të mos jetë vetëm për arkivat e Shqipërisë por të jetë për të gjithë arkivat shqiptare përfshirë dhe atë të Kosovës. Kemi në plan që të hapim 100 salla studimi që do ju vijnë në ndihmë studiuesve për të bërë studimet e nevojshme”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër Bedri Zyberaj  ka theksuar se tashmë ky është një projekt që ju vjen në ndihmë studiuesve për punën e tyre.

“Hapja e këndit të arkivës së shtetit shqiptar në arkivin qendror të Kosovës është një projekt i veçantë që do i japë një mundësi të madhe të gjithë hulumtuesve. Tashmë me këtë nisme hulumtuesit që kanë interesim për të kaluarën tonë ne këtë shërbim i’ua kemi afruar më shumë dhe unë shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje studiuesve që tashmë që duhet të kenë interesim nuk është më nevoja që të udhëtojnë drejt Tiranës por atë e kemi sjellë tashmë në Prishtinë”, ka thënë Zyberaj,

Dy drejtuesit kanë dhënë gjithashtu detaje në lidhje me kërkimin që mund të bëjnë online./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!