Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas shkarkimit të tij, Kevin McCarthy do të japë dorëheqjen nga posti parlamentar

schedule09:02 - 7 Tetor, 2023

schedule 09:02 - 7 Tetor, 2023

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, pritet të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij, sipas CNN.

Por ai planifikon të qëndrojë deputet të paktën deri në fillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri javën e ardhshme.

Republikani McCarthy, kryetari i parë i Dhomës që hiqet nga detyra, nuk do të hyjë në garë për të emëruar pasardhësin e tij, raportoi gjithashtu CNN.



Demokratët “krijuan aleancë” me një grup të vogël republikanësh të linjës së ashpër, për t’i hequr McCarthy-t pozicionin e Kryetarit të Dhomës.

Përmbysja e tij theksoi edhe një herë përçarjet e partisë republikane që kanë ndodhur gjatë gjithë vitit dhe mbylli një luftë epike për pushtet midis McCarthy dhe anëtarëve të një fraksioni të ekstremit të djathtë që kërkonte të bllokonte ngjitjen e tij në kryesinë e Dhomës së SHBA në janar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!