Pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ka vizituar trupat pranë Bakhmutit në Ukrainën lindore.
“Si pjesë e një udhëtimi pune në rajonin e Donetskut, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vizitoi brigadat luftarake që kryejnë operacione sulmuese në rajonin e Bakhmutit”, thuhet në deklaratë.
O Pres. Zelensky visitou algumas brigadas ucranianas no oblast de Donetsk. O setor norte daquela frente está responsável pelo avanço ucraniano à volta de Bakhmut. A estratégia ali parece ser o cerco da cidade e não propriamente um novo combate nas ruínas. pic.twitter.com/Rvk2eAUBB0
— Hoje no Mundo Militar (@hoje_no) September 5, 2023
Bakhmut, një qytet industrial që dikur ishte shtëpia e rreth 70,000 njerëzve, u pushtua nga forcat ruse këtë verë pas muajsh luftimesh brutale.
Zelensky u takua me komandantët e trupave në atë zonë dhe diskutoi “problemet dhe nevojat e njësive”, duke përfshirë “sigurimin e predhave të artilerisë, raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore të vijës së parë”.
Të hënën, Zelensky tha se kishte vizituar rajonin e Donetsk, ku ndodhet Bakhmut, duke postuar një video të tij në rrjetet sociale duke takuar komandantët dhe ushtarët në një vend të paidentifikuar.
Vizitat erdhën pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, dhe pasi Kievi javën e kaluar pretendoi disa suksese taktike.
/abcnews.al