Sherri i fortë i Einxhelit dhe Donaldit vazhdon të zgjojë reagime kudo. Ditën e sotme, ka qenë Beatrix që ka folur lidhur me këtë situatë shumë të nxehtë.
Ish-banorja dhe partnerja e Veshajt ka postuar pak orë para spektaklit të sotëm, një video ku Donaldi shfaqet i veçuar nga pjesa tjetër e banorëve.
Këngëtarja e cilëson si më të fortin dhe thotë se do të jetë me të deri në fund.
“Donald ti i ha sherret e debatet për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë. Me ty deri në fund”, ka shkruar Trixa.
Kujtojmë që mbrëmjen e sotme, janë në nominim Einxhel, Donaldi, Beniada dhe Arjola, ku njëri prej tyre pritet të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”./abcnews.al