Pas SHBA-së, edhe Brukseli presion Bullgarisë: Hapini rrugën Tiranës dhe Shkupit për negociatat

schedule11:10 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 11:10 - 7 Dhjetor, 2021

Kredibiliteti i cenuar i BE-së kërkon urgjentisht të zgjidhet kontesti midis RMV-së dhe Bullgarisë, vlerëson Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelji. Ai në Forumin Ballkanik të Sofjes ka theksuar se pret që gjatë këtij muaji që nisin negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë.

“Anulimet e fundit patën impakt negativ në rritje në kredibilitetin e BE-së. Unë vet u angazhova dhe i inkurajova Bullgarinë dhe RMV-në të arrijnë zgjidhje dhe t`i japin fund debatit dhe të jenë të aftë të zhbllokojnë procesin në Këshill. Na duhet një mesazh pozitiv për rajoni” – ka deklaruar Varhelji.

Vlado Buçkovskin deklaratat e politikanëve bullgarë i vlerëson si optimiste.

“Mesazhet e javëve të fundit që vijnë nga Sofja, bënë që atmosfera edhe në Shkup të jetë më optimiste. Kontesti ynë tashmë nuk është dypalësh, por edhe rajonal. Jo vetëm për problemin që për shkak të neve dhe juve, pa pikë faji e ka Shqipëria, por për shkak se nacionalizmi po frymon në Ballkanin Perëndimor” – ka deklaruar Buçkovski.

Koalicioni fitues në Bullgari në konsultimet e së Hënës me Presidentin Radev nuk ka bërë të ditur se çka planifikon për kontestin me RMV-në. Radevi ka kërkuar mendim për zgjerimin e BE-së, por Petkovi dhe Vasilevi nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre.

“Në asnjë mënyrë nuk ka ndarje të politikave, për të cilat do të kishte “linja të kuqe”. Nuk ka gjëra të tilla, por ka tema që për momentin nuk jemi të sigurt se do të ishin zgjidhje e drejtë. As për RMV-në s`ka linja të kuqe” – ka deklaruar Petkov.

Sipas paralajmërimeve, me Ministrinë e Jashtme bullgare pritet të udhëheq partia “Ka një popull të tillë”, me Dimitar Gardevin, i cili paraprakisht kishte deklaruar se Bullgaria nuk vendos asnjë parakusht për RMV-në. /KlanMacedonia/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!