Pas Shteteve të bashkuara të Amerikës, kryeministri britanik, Boris Johnson po shqyrton mundësinë e një bojkoti diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.
Një vendim i tillë është si një mundësi në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Kina. Ministrja e Jashtme Liz Truss është në favor të idesë, të cilën po e shqyrton edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
Qeveria në Londër filloi një “diskutim aktiv” për këtë çështje pasi Uashingtoni njoftoi se delegacioni i tyre mund të mos marrë pjesë në lojëra.
Mbretëria e Bashkuar tashmë ka ndërmarrë hapa kundër Kinës, si dhe individëve, kompanive dhe subjekteve të saj, për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut, gjegjësisht ujgurëve mysliman. /abcnews.al