Edhe këtë radhë seanca plenare u nis nga deputeti Kujtim Gjuzi, që më shumë sesa për hallet e qytetarëve, shqetësohet për kërcënimet e shumta që i drejtohen atij.
Sot Gjuzi tha se ai ka marrë kërcënime për veshjen, dhe për këtë bëri përgjegjës Gramoz Ruçin.
“Ska bir nëne që të më kërcënojë mua, ta dini. Kam marrë kërcënime për veshjen”, u shpreh Gjuzi, ndërsa nuk mungoi as replica e Ruçit, që i kujtoi se respektimi i rregullores është kusht për të gjithë ligjvënësit.
Rudina Hajdari flet për viktima: Hynë në zyrë dhe më kërcënuan, merrni masa se do bëhet keq
“Mos ndalo autoshkollën përpara Kuvendit, respekto rregulloren sa i përket veshjes së nuk të kërcënon njeri ty”, tha Ruçi.