Pas rreth 20 vitesh Ferki Shala i rikthehet muzikës. “I ëmbli atdhe” rivjen në versionin e ri “Këto Ura”

schedule09:18 - 16 Tetor, 2023

schedule 09:18 - 16 Tetor, 2023

Vokalisti i ri i grupit TNT, Bekim Hallaqi, foli në “ABC e Mëngjesit” për rikthimin e këngës shumë të pëlqyer për publikun, “Këto ura”, por pa vegla muzikore.

Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se kënga është risjellë duke marrë shkas edhe nga situata në Kosovë, dhe se ka një mesazh shumë të fuqishëm që lidhet me atdhedashurisë.

“Kemi risjellë këtë këngë pasi kemi menduar se është koha për të këtë. Ti sjellim popullit edhe pak atdhedashuri, pasi situata në Kosovë është pak më e vështirë siç edhe e dini”, është shprehur ai.

Ndërsa ish-këngëtari Ferki Shala në këtë intervistë në “ABC e Mëngjesit”, tha se ideja për t’u rikthyer lindi nga dëshira për të bërë disa këngë të vjetra qytetarë, por duke iu përshtatur mënyrës në të cilën vepron tani, pa instrumente, pa vegla muzikore.

“Më riktheu ideja për të bërë disa këngë të vjetra qytetarë, por në mënyrën që unë veproj tani, pa vegla instrumentale. Por besoj ia dolëm”, është shprehur ish-këngëtari Ferki Shala në grupin TNT.

/abcnews.al/