Disa orë pas dëshmisë tronditëse dhe akuzave ndaj babait të saj, Britney Spears iu drejtua fansave të saj me një mesazh në rrjete sociale. Këngëtarja kërkoi ndjesë për faktin se gjatë këtyre viteve është shtirur sikur ishte mirë. Të mërkurën, këngëtarja nxori në dritë fakte tronditëse për jetën e saj të kontrolluar për më shumë se një dekadë duke kërkuar me çdo kusht lirinë nga kujdestaria ligjore e të atit.
“Po e sjell këtë në vëmendje sepse nuk dua që njerëzit të mendojnë se jeta ime është perfekte sepse nuk është aspak…. dhe nëse keni lexuar ndonjë gjë për mua këtë javë…padyshim që e dini tani. Kërkoj falje për faktin se kam pretenduar sikur jam mirë përgjatë këtyre dy viteve. E bëra për shkak të krenarisë dhe se ndihesha në siklet të tregoja çfarë më kishte ndodhur.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ajo hodhi akuza të shumta kundër babait të saj dhe atyre që kanë kontrolluar padrejtësisht dhe në mënyrë abuzive jetën e saj. Spears ndër të tjera deklaroi se nuk i lejohej as të martohej dhe të bënte fëmijë. /abcnews.al