Nga Erblina Mile
Protesta dhe qëndrimet e ashpra të opinionit publik kanë bërë që çmimi i naftës sot të ulet. Një litër u shit 243 deri në 249 lekë nga 260 që ishte një ditë më parë. Sot binte në sy që çmimi nuk ishte i unifikuar në karburante.
Ekspertët deklarojnë se shtrenjtimi i karburanteve në këtë nivel është spekulativë.
Selami Xhepa sugjeron që institucionet të reagojnë menjëherë dhe të monitorojnë tregun. Për të ulur çmimin e naftës, Xhepa kërkon që të ndërhyhet në taksat që aplikohen në një litër naftë siç janë akciza, taksa e qarkullimit apo niveli i TVSH-së. Këta janë aplikuar këto ditë dhe nga vendet e rajonit.
Sipas ekspertëve është e rëndësishme që të zbatohen ligji për rezervat pasi është një mundësi për të frenuar rritjen e mëtejshme të çmimit të karburanteve.
Xhepa kritikon kryeministrin, i cili paralajmëroi situatë kritike në sektorin energjetik. Këto qëndrime sipas eksperti, ndikojnë në ekonomi në rritjen e abuzimeve.
Pas interesimit të ABC, Autoriteti i Kokurrencës deklaroi se po vijon hetimet për tregun e karburanteve. Ky institucion thekson se nuk ndërhyn në çmime por si qëllim ka mbrojtjen e konkurrencës.
/abcnews.al