Nga Erblina Mile
Një javë pasi u ndal plotësisht, në Fierzë ka rinisur prodhimi i energjisë me regjim normal. Korporata Elektroenergjitke bën me dije se prodhimi i energjisë ka nisur pas reshjeve të shiut të rëna në fundjavë.
Niveli i ujit në kaskadë është përmirësuar por mbetet përsëri nën mesataren historike për muajin shtator. Aktualisht niveli i ujit në Fierzë rezulton 269,45 metra nga 275,5 që është mesatarja gjatë këtij muaji.
Prurjet natyrore në kaskadë vijojnë të jenë të larta dhe përkatësisht në Fierzë janë 120 m3/s, në Koman 130 m3/s, dhe në Vaun e Dejës 10 m3/s
Prodhimi ditor në të tre HEC-et është 14.760 mwh. Kjo sasi energjie është pak më shumë se 2/3 e nevojës për konsum në vend .
Korporata Elektroenergjitike ka kërkuar që të blejë rreth 12 mijë megavatorë energji elektrike për periudhën 21-25 shtator.
Në bursë çmimi i energjisë i është i është rikthyer rritjes gjatë së hënës.Në orare piku energjia ka prekur nivele nga 300-380 euro për megavator.GJatë fundjavës një megavator u shit me 130 euro. /abcnews.al