Ndryshimi drastik që ka pësuar pas rënies në peshë, ka bërë që Fifi të vihet shpesh në qendër të vëmendjes. Përveç suksesit të muzikë, ylli i hitit “Pa Galje” ka rënë gjithmonë në sy për karakterin e saj unik. Megjithatë, kohët e fundit është kritikuar shumë pas rënies në peshë se është bërë si të tjerat.
Madje pas ndryshimit drastik, shumë prej ndjekësve të saj e kanë krahasuar këngëtaren për ngjashmërinë me Marina Vjollcën. Fifi ka marrë sërish vëmendje me disa foto që ka publikuar së fundmi. Ajo shfaqet e veshur komplet në të zeza, dhe e kuruar deri në detaj, ku bie në sy për format trupore që ka arritur.
Sigurisht nuk kanë munguar komentet e fansave, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj. Duket se fotot janë shkrepur nga klipi i këngës më të fundit të këngëtares që pritet të publikohet ditën e sotme. “Përjetësi” është kënga që e sjell Fifin në një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. xh.d/abcnews.al