Pas reduktimit gati dy mujor “Universal Eye Hospital” kthen të gjitha shërbimet për qytetarët

schedule17:10 - 13 Maj, 2020

schedule 17:10 - 13 Maj, 2020

Mjekët okulistë në “Universal Eye Hospital” në Tiranë, të vetmes qendër në rajon me shërbim 24 orë për traumat në sy nuk kanë pushuar as përgjatë dy muajve të shkuar, kur e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek koronavirusi.

Urgjencat mjekësore nuk kanë munguar ndërsa kirurgu i vitroretinës na tregon se personelit shëndetësor i është dashur të punojë me masa të shtuara mbrojtëse.

“Kemi kryer vetëm ndërhyrjet urgjente, si shkolitja e retinës, infeksionet në sy ose sëmundje të syrit në pacientë diabetikë, pasi në këto ndërhyrje dhe traumat e syrit nuk mund të presim për 2 muaj ose sa të qetësohet situata. Kemi ndjekur të gjitha protokollet e nevojshme për mbrojtjen e pacientit dhe mbrojtjen e personelit mjekësor gjithashtu dhe kemi ofruar vetëm shërbimet e urgjencës”, sqaron ai.

Tashmë që  numri i të infektuarve me Covid-19 paraqitet në rënie “Universal Eye Hospital” ka vendosur të rikthejë të gjithë shërbimet që ka ofruar më herët për qytetarët që e zgjedhin për tu trajtuar.

“Duke filluar nga kjo javë, “Universal Eye Hospital” ofron të gjithë gamën e shërbimeve si më parë, ndërhyrjet, vizitat, konsultat, por sigurisht me masat mbrojtëse të nevojshme, duke vendosur maska, doreza dhe dezinfektant duarsh në ambientet tona. Ofrojmë të gjitha ndërhyrjet për fëmijët prematurë, për kirurgjitë pediatrike të syrit. Jemi më të përgatitur dhe kemi përdorur këtë kohë për të investuar në pajisje me moderne, për të ofruar shërbimet tona dhe për pacientët diabetikë dhe për të gjitha patologjitë e pjesës e pasme të syrit,” shprehet Dr. Nishant Taneja, Drejtor i Universal Eye Hospital.

Ndërkohë që “Universal Eye Hospital” ka përforcuar masat mbrojtëse dhe qytetarët duhet të ndjekin disa rregulla.

“Universal Eye Hospital” është një hapësirë e sigurte dhe e mbrojtur. I vetmi sugjerim që kemi për ta është higjiena personale, të pastrojnë duart dhe të vijnë vetëm me 1 shoqërues. Te lënë një takim paraprakisht, për të evituar krijimin e grumbullimeve në korridorin e spitalit. Do të respektohen distancat e nevojshme, kemi matje temperature në hyrje për të bërë një seleksionim për pacientë të huaj. Pacientët e sëmurë me temperaturë ose historik udhëtimi, nuk do të pranohen për vizita këto kohë.”

Falë personelit të specializuar dhe teknologjisë së fjalës së fundit në këtë klinike pacientë mund të menaxhojnë infeksionet në sy, të trajtojnë të gjitha fazat e retinopatisë diabetike, kirurgjikë e shkolitjes së retinës, operacionet pediatrie e shumë probleme të tjera okulare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!