Në Kosovë këtë të premte janë konfirmuar dy rastet e para me korona virus një 20 vjeçare italiane dhe një 77 vjeçar kosovar.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thotë se fshati Stubëll është izoluar si rezultat i paraqitjes së koronavirusit tek një burrë 77-vjeçar. Haliti thotë se “Fshati Stubëll është izoluar komplet. Gjithashtu kemi bërë kërkesë të izolohet edhe familja e 77-vjeçarit i cili aktualisht gjendet në Prishtinë”.
Ndër të tjera Haliti ka kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët e shëndetësisë me masa mbrojtëse ndaj virusit. “Aktualisht në karantinë janë 15 punëtorë të shëndetësisë. Kam kërkuar që të furnizohen policët dhe punëtorët te shëndetësisë me maska, dorëza e pajisje tjera, pasi që nuk kanë”.
Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, është deklaruar edhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli, e cila mëngjesin e sotëm i ka urdhëruar stafin mjekësor që e kanë trajtuar 77-vjeçarin dhe që kanë pasur kontakt me ambientin ku ai ka qëndruar, që të mos dalin nga objekti i QKMF’së./abcnews.al