Pas kryeministrit Edi Rama, edhe ministrja e shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte në një supermaket për të inspektuar.
Ministrja gjatë bashkëbisedimit me menaxheren e këtij biznesi, kërkoi bashkëpunim me të gjithë tregtarët për këtë situatë të vështirë krize me çmimet. Spiropali theksoi se qeveria e ka seriozisht transparencën dhe duhen respektuar masat që merren nga bordi i ngritur.
Lexo edhe: Rritja e çmimeve, Rama bën “mbikëqyrësin”, kontroll tek marketi i lagjes
“Do të bëjmë të mirën të gjithë bashkë në këtë situatë. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve që të bëhen pjesë e këtij mekanizmi. Qeveria e ka shumë seriozisht transparencën. Që edhe qytetarët ta kenë të qartë.
Ne kemi marrë masa që të vendosim edhe një garanci për tregtarët që të mos ketë mungesa në furnizim. Do të kërkojmë bashkëpunimin tuaj dhe të gjithë tregtarët që të zbatojnë vendimet e marra”, tha ajo.
g.v/abcnews.al