Pas raketave, sulm kibernetik/ Ndërpriten shërbimet në bankën në Iran, grupi izraelit merr përgjegjësinë

schedule14:37 - 17 Qershor, 2025

schedule 14:37 - 17 Qershor, 2025

Një sulm kibernetik ka ndërprerë disa nga shërbimet e Bankës Sepah të Iranit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve FARS.

Banka Sepah përdoret gjerësisht në stacionet e benzinës në të gjithë Iranin. FARS paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje në stacionet e benzinës, por tha se problemi pritet të zgjidhet “brenda orëve të ardhshme”, shkruan CNN.

Një organizatë hakerimi e lidhur me Izraelin mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte “shkatërruar të gjitha të dhënat e Bank Sepah”.

Grupi — i quajtur “Gonjeshke Darande” ose “Harabeli Grabitqar” — pretendoi se banka përdorej nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke e quajtur atë “një institucion që anashkaloi sanksionet ndërkombëtare dhe përdori paratë e popullit të Iranit për të financuar përfaqësuesit terroristë të regjimit, programin e tij të raketave balistike dhe programin e tij ushtarak bërthamor”.

CNN nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet.

Grupi i hakerëve falënderoi “iranianët e guximshëm, ndihma e të cilëve e bëri të mundur këtë operacion”, pa dhënë hollësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!