Pas pushimeve dimërore, Kuvendi rinis punimet me sherrin e ndezur në PD

schedule16:45 - 15 Janar, 2023

schedule 16:45 - 15 Janar, 2023

Nga Esiona Konomi,

Pas tre javësh pushim, deputetët do tu rikthehen këtë të hënë punëve parlamentare.

Ky sesion mbart një sërë përpjekjesh që kërkojnë konsensus mes palëve politike.

E tillë është zgjedhja e Avokatit të Popullit, proces që dështoi gjatë dhjetorit dhe për të cilin duhen të paktën 6 vota nga opozita.

Forcmi i Edi Ramës me 78 mandate pasi ju bashkua edhe Agron Cela i LSI-së, nuk mjaftojnë që qeveria të votojë amnistinë fiskale, një projekt që shihet me rezerva edhe nga ndërkombëtarët.

Ky sesion përfshin edhe zgjedhjet bashkiake në 14 maj, afrimi i të cilave ashpërson konfliktin politik dhe pakëson gjasat për dakordësi të mëdha partiake.

Parashikimi bëhet edhe më i pamundur, kur vetë opozita rikthehet në Kuvend e përcarë.

Ervin Salianji nuk i ka ndalur përpjekjet për të siguruar firmat e kolegëve të tij demokratë për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi parlamentar.

Heqja e drejtimit të grupit nga duart e Alibeajt mund t’i zgjidhte Berishës problemin me kohën e kufizuar për të folë në parlament, cka shpesh ka qenë mollë sherri dhe arsye bllokimi e ndërprerjeje seancash.

Ngelet për tu parë se në krahun e kujt do të anojë peshorja e kampeve në selinë blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!