Banorët e “5 Majit” në Tiranë u mblodhën për të protestuar sërish përpara Parlamentit këtë të enjte, ndërkohë që zhvillohet seanca plenare.
Pasi bënë thirrje që zëri i tyre të dëgjohet, banorët kanë marshuar drejt ambasadës amerikane. Gazetari Bledi Marku, i cili është protestues tha se të huajt kanë treguar se i dëgjojnë problemet e tyre.
Lexo edhe: Noka në protestën e banorëve të “5 Majit”: Jënë hedhur në rrugë nga pashpirtësia qeveritare
Prej disa javësh banorët protestojnë për shembjen e banesave të tyre, të cilat janë prekur nga projekti i rindërtimit në këtë zonë. Ata kërkojnë kontrata të rregullta, ndërsa thonë se bashkia nuk u ka dhënë sqarime për pronat e tyre. g.v/abcnews.al