Pas protestave në Liban, bllokohen privatizimet dhe rritjet e taksave

schedule13:39 - 21 Tetor, 2019

schedule 13:39 - 21 Tetor, 2019

Bllokimi i privatizimeve, anullimi i rritjes së taksave dhe përgjysmim i pagës së politikanëve. Janë këto vetëm nga tre pasojat e protestave të dhunshme të shpërthyera në Liban, teksa qeveria u përpoq të vendoste taksë për përdorimin e Whats app.

Partitë politike në Liban kanë bllokuar privatizimet. Kryeministri Saad Hariri i kishte dhënë kohë politikës deri mbrëmjen e së hërës për të gjetur nëj marrëveshje dhe marrëveshja u arrit mbrëmjen e së dielës. Por mund të mos mjaftojë pasi protestuesit në shesh nuk duan më të dëgjojnë për sistemin e korruptuar në vend.

Libanezët u mblodhën me dhjetëra mijëra për të kundërshtuar taksën për përdorimin e Uhats app si dhe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë aktuale. Por ata kanë dhe shumë arsye të tjera, si të rinjtë që nuk gjejnë dot një vend pune dhe korrupsioni që ka përfshirë pjesën më të madhe të sistemit.

Manifestuesit janë aq të shumtë në numër sa politika ka shumë pak mundësi për t’i bindur, pavarësisht premtimeve. Libanezët ankohen për arsimin, mungesën e energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm

Mes problemeve më të rëndësishme është ai i një sistemi korruptiv, ku miq dhe armiq ndihmojnë dhe mbështesin njëri tjetrin duke përfituar nga burimet e vendit, i cili a problem dhe me fqinjët. Siria nga një anë dhe Izraeli nga ana tjetër.

Madje zemërimin e protestuesve nuk e ka zbutur as anulimi i rritjes së taksave dhe as përgjysmimi i pagave të politikanëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!