Xhensila Myrtezaj, përveçse një ndër zërat më të dashur të muzikës shqiptare, ka sprovuar veten në një tjetër fushë. Pak ditë më parë, këngëtarja lançoi linjën e saj të produkteve për kujdesi ndaj lëkurës. “Sila” vjen nga emri i fëmijërisë pasi të gjithë e thërrisnin me përkëdheli me këtë pseudonim.
E ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, Xhensila rrëfeu se “Sila” është vetë fillimi i angazhimit të saj në biznes. Ajo zbuloi planet e reja kushtuar së bukurës duke thënë se së shpejti do të hapë një klinikë estetike.

“Në rregull, po e zbuloj edhe pse unë jam pak supersticioze, por duke qenë se jemi afër përfundimit, bëhet fjalë për një klinikë estetike. Do të jetë një klinikë që është konceptuar dhe ideuar me gjithë bukurinë estetike dhe nevojshmëritë e femrave.”, tha Xhensila. /abcnews.al

