Pas problemeve ligjore, rikthehet Fjolla Morina, paralajmëron këngën e re

schedule15:26 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 15:26 - 28 Dhjetor, 2021

Muajt e fundit, Fjolla Morina është përfolur shumë për shkak të problemeve ligjore. Martesa në Maldives, vendimi i gjykatës së Kukësit duke e dënuar me 6 vite burg për trafikim armësh dhe më pas arrestimi në Prishtinë, bënë që Fjolla të vihej në qendër të vëmendjes.

Kjo ka bërë që këngëtarja të shkëputej për pak kohë nga muzika, por tanimë, ajo ka zbuluar se po rikthehet. Përmes një postimi në rrjete sociale, Morina ka zbuluar se pritet të sjellë së shpejti këngën e re që do të jetë një duet. Ajo ka bashkuar forcat me artistin Blasta për këngën që mban titullin Mexicana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Gjatë një interviste që dha pak ditë më parë, ajo foli për arrestimin. “Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri. Deri të vdes s’kam me harru, vajzat e përjetuan shumë keq. ”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!