Pas Princit Charles, gruaja e tij infektohet me Covid-19

schedule13:53 - 14 Shkurt, 2022

schedule 13:53 - 14 Shkurt, 2022

Camilla, Dukesha e Cornwall-it ka rezultuar pozitive me Covid-19 vetëm katër ditë pas bashkëshortit të saj Princ Charles. Daily Mail raporton se 74 vjeçarja ka marrë tre dozat e vaksinës. Është hera e parë që dukesha është infektuar me koronavirus, ndërsa Princi Charles infektohet për herë të dytë.

Lajmin e konfirmoi një zëdhënës mbretëror: “Dukesha e Cornwall-it ka rezultuar pozitive për Covid-19 dhe është e izoluar. Ne vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e qeverisë.” Charles besohet se është takuar me nënën e tij Mbretëreshën Elizabeth II në fillim të javës së kaluar kur të dy ishin në Kështjellën Windsor.

Charles dhe Camilla në një pritje British Asian Trust në Muzeun Britanik të mërkurën e kaluar

Pallati Buckingham nuk ka zbuluar nëse mbretëresha 95-vjeçare ka rezultuar pozitive, megjithëse javën e kaluar tha se ajo nuk kishte shfaqur simptoma.

Dukesha e Cornwall-it në Partneritetin e Luginës së Thames në Buckinghamshire të enjten e kaluar

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!