Pas prezantimit, Rama publikon pamjet 3D të portit të Durrësit

schedule08:32 - 17 Prill, 2021

schedule 08:32 - 17 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet 3D të projektit të portit të Durrësit. Investimi që od të kushtojë 2 miliard euro do të ndërtohet nga  kompania EMAAR Group.

Rama ka zgjedhur sot ta ndajë me ndjekësit e tij pamjet e projektit, pas prezantimit zyrtar që bëri mbrëmë në qytetin bregdetar.

“Mirëmëngjes Durrësi”, shkruan Rama krahas videos.

Lexo edhe: “Si më inspiroi gjyshi më Alfa Romeo” Rama prezanton Portin Turistik në Durrës: Takimi që e bëri realitet

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në prezantimin e masterplanit për transformimin e portit të Durrësit në turistik, që zgjodhi ta bëjë në javën e fundit të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u shpreh se qyteti bregdetar do të kthehet në portën tregtare të Ballkanit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!