Pas përplasjeve në Elbasan, Rama shfaqet në Bubq: Vijon puna për rindërtimin

schedule13:12 - 14 Mars, 2021

schedule 13:12 - 14 Mars, 2021

Pas incidenteve të ndodhura përgjatë festimeve për Ditën e Verës, kryeministri Edi Rama është larguar nga Elbasani për t’u shfaqur në Bubq ku ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit për familjet që humbën banesën për shkak të tërmetit.

“Bubq, Krujë – Aty ku po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë. Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative”, ka shkruar Rama.

Gjatë inspektimit, Rama shoqërohej edhe nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!