Prej vitesh, Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më kërkuar të skenës shqiptare. Ai ka shumë fansa, të cilët mezi presin të dëgjojnë projektet e reja nga këngëtari.
Mirëpo, duket se së fundmi, me lehtësimin e masave Albani është rikthyer me mbrëmje e koncerte.
Meqenëse bëri një pauzë të gjatë, në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të zhvilluar në Durrës, Skënderaj e konsideroi se ishte një ndjesi e çuditshme.
“Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme por mu deshën shumë pak minuta të rigjeja sërish vetveten. Kjo edhe falë jush që erdhet dhe përcolët një super energji”, ka shkruar ai krahas videos nga koncerti të postuar në Instagram./abcnews.al
View this post on Instagram