Pas pallatit presidencial, protestuesit në Sri Lanka marrin në dorë edhe Kryeministrinë

schedule11:19 - 13 Korrik, 2022

schedule 11:19 - 13 Korrik, 2022

Pas pallatit presidencial, protestuesit në Sri Lanka kanë marrë edhe Kryeministrinë. Pasi thyen portat, ata u futën në mjediset e brendshme të godinës së qeverisë.

Terreni është tashmë plotësisht i mbushur me protestues të gëzuar, me turma që ngjiten mbi çdo gjë dhe gjithçka që mund të kenë në dorë, sipas Tessa Ëong të BBC-së, e cila është në vendngjarje.

Shumë prej tyre janë duke qëndruar në ballkone duke bërtitur nga gëzimi, pas një përplasjeje disa orëshe me oficerë policie të armatosur.

Në ballkonin e katit të dytë, pikërisht mbi një tabelë që thotë “Zyra e Kryeministrit”, një turmë protestuesish po mbajnë lart flamurin e Sri Lankës.

Ata janë në delir nga gëzimi. Dikush ndez një flakë mbi ballkon. Turma shpërthen në brohoritje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!