Ambasadorja amerikane në NATO Kay Bailey Hutchison ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter një fotografi të shkrepur nga qielli i Shqipërisë.
Bashkë me foton, ambasadorja Hutchison vë në dukje veprimtarinë e forcave amerikane në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.
Fotografia tregon disa ushtarë të regjimentit të 352-të, i specializuar në operacione speciale, që nga mjeti fluturues sodisin peizazhin shqiptar.
Në postimin e saj Hutchison shkruan:
“Javën e kaluar regjimentit të 352-të i Special Operations Wing ka qenë duke mbajtur misione të rëndësishme trajnimi në qiejt sipër aleatit të NATO-s #Shqipëria. Forcat tona ushtarake trajnohen krah për krah me aleatët në mënyrë që të mprehur ndërveprimin dhe të mbetemi gjithnjë të gatshëm për të parandaluar dhe mbrojtur.”
Forcat amerikane kanë përfunduar së fundmi një seri misionesh stërvitore në bashkëpunim me ato shqiptare. /abcnews.al/
Past week ?? @usairforce 352nd Special Operations Wing has been carrying out important training missions in the skies above @NATO Ally ?? #Albania. Our military forces train side by side with Allies in order to sharpen interoperability and always remain ready to deter & defend. pic.twitter.com/F8yI3FXBTP
— Ambassador Hutchison (@USAmbNATO) June 3, 2020

