Ka kaluar më shumë se një vit nga projekti i fundit muzikor i Lady Gaga-s, një bashkëpunim me Bradley Cooper për kolonën zanore të filmit “A Star is Born”.
Pasi i mungoi fansave të saj, Gaga është kthyer me një projekt shumë interesant, ku shfaqet me një look pink në të cilin nga ngelën sytë.
Këngëtarja ka publikuar projektin e saj të ri të titulluar “Stupid Love”, i cili vetëm 4 orë pas publikimit i ka kaluar 1 milion klikime në Youtube.
Tematika e kësaj kënge është lufta mes fiseve për të dominuar në një botë të mbushur me konflikte.
Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është super ritmike, ndërkohë që fansat po presin me padurim projekte të reja nga Lady Gaga.
Shumë shpejt ajo do të publikojë një album, detajet e të cilit nuk i ka bërë ende të ditura për publikun.
Ndërkohë, Gaga po shijon romancën me partnerin e saj të ri, Michael.
Madje, ajo vendosi ta bëjë publike lidhjen dhe ndan vazhdimisht foto me të dashurin në rrjetet sociale./abcnews.al