Që prej vitit 2014, Cameron Diaz është tërhequr nga aktrimi. Aktorja 48-vjeçare, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë në dhjetor të 2019-ës, u shpreh se të qenit mama e ka bërë atë të ndihet më e lumtur se çdo herë tjetër. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “No Fliter” me Naomi Campbell, 48-vjeçarja foli për vendimin që mori 6 vite më parë për t’u larguar nga aktrimi.
Teksa u pyet nëse do të rikthehet në aktrim, ajo tha se nuk e kishte përjashtuar si mundësi, duke thënë: “Unë do të kthehem dhe njerzzve do t’ju duket sikur do të jetë një aktore e re nga më të vjetrat në skenë…Kurrë mos thuaj kurrë.”, tha Diaz. Aktorja i është përkushtuar totalisht vajzës Raddix, të cilën e përshkroi si periudhën që kalon me të si “kohën më të lumtur të jetës së saj.”
Cameron luajti së fundmi së bashku me Janie Fox dhe Rose Byrne në filmin me metrazh në vitin 2014, të muzikantit Annie në Broadway. Një tjetër prej projekteve të fundit, ka qenë marka e saj e suksesshme e verës “Avaline”. /abcnews.al