Pas një sërë akuzash, Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashian

schedule13:02 - 26 Korrik, 2020

schedule 13:02 - 26 Korrik, 2020

Reperi Kanye West i ka kërkuar falje publike bashkëshortes, Kim Kardashian duke thënë se është penduar “që bëri publike diçka që ishte private.”. Përmes një postimi në twitter, reperi amerikan pranon se e ka lënduar yllin televiziv me deklaratat e tij të fundit, teksa shkruan: “Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që bëra publike diçka që ishte private. Unë nuk e “mbulova” siç ajo më ka “mbuluar”. Dua t’i them Kim-it e di që të kam lënduar. Të lutem më fal. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua”.

Ky reagim i reperit vjen pas një sërë postimesh që bëri në twitter pak ditë më parë. Gjatë fushatës elektorale, Kanye mbajti një fjalim prekës teksa rrëfeu se ai dhe Kim kishin menduar abortimin e North, që tashmë është 7-vjeçe. Më pas erdhën një seri postimesh në Twitter, ku West shkroi se ishte duke u përpjekur të divorcohej nga Kim pasi ajo u takua me reperin Meek Mill. Ai gjithashtu theksoi se Kim u përpoq që ta mbyllte në një spital psikiatrik.

LEXO EDHE: Kanye West flet për abortin, mban fjalimin prekës në fushatë: Unë desh vrava vajzën time

Kjo sjellje e reperit ngriti shqetësimin për shkak të çrregullimit bipolar, për të cilën ai ka folur publikisht në të kaluarën. Mbi këtë çështje, reagoi dhe Kim përmes një postimi të gjatë në Instagram, ku shprehej se nuk ka dashur të flasë publikisht për çrregullimin bipolar të reperit për shkak të fëmijëve dhe të drejtës së Kanye-s për privatësi.

LEXO EDHE: Kim reagon pas postimeve të çuditshme të Kanye West: Është i shkëlqyer, por i ndërlikuar

Kim shpjegoi se ajo e di që Kanye është “subjekt i kritikave” si një personazh publik, por përballja me një sërë situatash të vështira, mund t’i kenë vështirësuar atij gjendjen mendore. Ndër të tjera, ajo e përshkruan partnerin si një person “të shkëlqyer por të komplikuar”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!