Pas një pritje të gjatë, Loredana merr vaksinën kundër Koronavirusit

schedule15:35 - 25 Maj, 2021

schedule 15:35 - 25 Maj, 2021

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka bërë ditën e sotme vaksinën anti-Covid.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Instastory, ku ka treguar se është vaksinuar pas një kohe të gjatë pritjeje.

“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID-19. Faleminderit”, ka shkruar Loredana.

Krijuesja e hitit “Angst” nuk është e vetmja artiste që është vaksinuar kundër Koronavirusit, pasi një gjë të tillë javë më parë e ka bërë edhe Era Istrefi, apo së fundmi edhe Ledri Vula./abcnews.al