Arsenal duket se do të jetë aktiv në merkaton e janarit. Londinezët, pasi konfirmuan Mikel Artetën në stol, po kërkojnë një qendërmbrojtës të denjë për ekipin.‘Topçinjtë’ po monitorojnë situatën e mbrojtësit të Lille, Gabriel.
Emri i brazilianit është aprovuar dhe nga trajneri spanjoll dhe Arsenal do të hidhet në sulm për mbrojtësin. Problemet në mbrojtje e kanë shoqëruar Arsenalin që nga fillimi i sezonit, ku Mustafi është me një këmbë i larguar.
E njëjta situatë është edhe për David Luiz dhe Sokratis Papastathopoulos, të cilët e kanë humbur besimin e tifozëve. Kujtojmë se Arsenali dhe Lille kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën, gjë që e vërtetoi dhe transferimi i Nicolas Pepe në verë, për plot 82 milionë euro./abcnews.al