Nëntë muaj më parë, modelja seksi Arta Nitaj u bë pjesë e videoklipit “Phantom” të Butrint Imerit. Në një nga skenat, ajo i afrohet dhe i thotë diçka në vesh këngëtarit.
Ky moment bëri shumë bujë në media dhe vetëm sot, mesa duket është kuptuar se çfarë mund t’i ketë thënë Arta-Butrintit.
Pikërisht, ka të bëjë me këngën më të re të Butrintit me titull “Kuku”, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.
Me humor, këngëtari ka deklaruar në Instagram se më në fund është kuptuar mesazhi i shumëpërfolur./abcnews.al