Pas ndarjes së bujshem, Kanye West shet bizhuteritë e Kim-it

schedule08:50 - 25 Shkurt, 2021

schedule 08:50 - 25 Shkurt, 2021

Reperi i shumëpërfolur, Kanye West duket se nuk është ndarë dhe aq miqësisht nga Kim Kardashian. Kështu lë të kuptohet veprimi i tij i fundit. Sipas mediave të huaja, Kanye ka tentuar të shesë bizhuteritë që i ka blerë Kimit gjatë kohës që ishin bashkë.

“Dy javët e fundit Kanye ka tentuar të shesë bizhuteritë që ka blerë për Kim në të paktën në dy nga argjendaritë më të mira. Ai nuk dëshiron ta kujtojë të shkuarën. Miqtë e tij e dinin se martesa kishte marrë fund. Ai kishte vërtetë dëshirë që ata të rrinin bashkë, por ajo i kishte dhënë fund”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Kanye dhe Kim firmosën divorcin javën e kaluar dhe më shumë për këtë çështje pritet të diskutohet në sezonin e fundit të “Keeping up With Kardashians”./abcnews.al

Mandatory Credit: Photo by Stephen Lovekin/WWD/Shutterstock (10010937ae)
Kanye West and Kim Kardashian West
Versace show, Arrivals, Pre-Fall 2019, New York, USA – 02 Dec 2018

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!