Pas ndarjes nga bashkëshorti, lajme të reja vijnë nga këngëtarja e njohur

schedule08:53 - 6 Gusht, 2021

schedule 08:53 - 6 Gusht, 2021

Këngëtarja e njohur, Kelly Clarkson po e rimerr vetën pas ndarjes nga bashkëshorti, Brandon Blackstock.

Ajo ishte detyruar nga një gjyqtar i Qarkut në Los Anxhelos që t’i paguajë ish-bashkëshortit pothuajse 200,000 dollarë në muaj në kuadër të mbështetjes martesore dhe mbështetjes për fëmijët që kanë.

Pavarësisht dëmeve që i janë bërë xhepit të saj, burime të afërta me këngëtaren kanë bërë të ditur se ajo tashmë është mirë dhe po mundohet shumë që ta lë prapa divorcin.

“Kelly është shumë mirë. Ajo po bëhet më mirë dhe po vazhdon. Ajo po e shijon ndjenjën që fëmijët do të jenë më të shumicën e kohës dhe po kënaqet në shoqërinë e tyre”, ka thënë për People, burimi i afërt me këngëtaren 39-vjeçare.

Sipas marrëveshjes, Kelly është e detyruar të paguajë 150,000 dollarë në muaj për ish-bashkëshortin dhe 45,601 dollarë për fëmijët e saj.

Kelly dhe Brandon kanë së bashku dy fëmijë, River Rose dhe Remington Alexander./abcnews.al