Një çift i ri thuhet po krijohet në showbizin shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren, Beatrix Ramosaj dhe ish-konkurentin e Përputhen Andi Artani. Gjithçka nisi kur i fundit u shpreh gjatë një interviste se ka simpati për këngëtaren, pasi dhe janë nga i njëjti vend.
Ndërkohë, së fundmi, Beatrix i është përgjigjur Andit, teksa i ka komentuar në një foto ku vihet re trupi i tij me muskuj.
“I Dukagjinit mo”, i ka shkruar ajo, ndërsa ai ia ka kthyer: “A është kaq e dukshme huh? Haha”.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin thashethemet se mes dyshes po lind diçka. Megjithatë, nuk na mbetet veçse të presim për një konfirmim./abcnews.al