Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria për tek Parlamenti. Por përpara se të mbyllje tubimi përpara insiticionit të qeverisë ata kanë lënë disa mesazhe.
Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë është përdorur edhe një projektor ku mbi muret e Kryeministrisë shkruhet: “Rama ik” dhe “Shqipëria si gjithë Evropa”.
Ndërsa pak më parë protestuesit kanë hedhur bomba molotov ndaj Kryeministrisë. Hyrja e godinës ka shpërthyer në flakë. Bomba molotov edhe ndaj kryesisë së Kuvendit. Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë. Njëri prej tyre mori flakë por shpëtoi fatmirësisht duke hequr rrobat e trupit që u përfshinë nga zjarri. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë. /abcnews.al