Është Uruguaji çerekfinalisti i dytë i Botërorit. Mundi 2-1 Portugalinë e Kristiano Ronaldos, falë dy golave të sulmuesit Edinson Kavani
Botërori nuk do t’i ketë më, dy më të mirët e Botës.
Pas Lionel Mesit, i erdhi radha Kristiano Ronaldos të dorëzohej e të largohej para kohe.
Superylli i Realit të Madridit, u eleminua bashkë me Portugalinë e tij, dhe në çerekfinale kaloi Uruguaji.
Në një sfidë shumë të fortë në stadiumin e Soçit, më të fortë sesa ajo Francë-Argjentinë, të dyja skuadrat ishin pranë e parë, dhe u ndalë vetëm nga një gol.
Fitoi Uruguaji 2-1, falë dy goditjeve të Edinson Kavanit, njërit prej sulmuesve më të mirë të botës, që luan për Paris SG.
Uruguaji e nisi ndeshjen ashtu siç donte duke shënuar shpejt, dhe më pas u mbështet tek mbrojtja, një nga armët e tij më të forta në këtë Botëror.
Falë bashkëpunimit të mesfushorëve me mbrojtësit, arriti të bllokonte kampionët e Europës në pjesën më të madhe të kohës.
Portugalia luftoi shumë dhe arriti të barazonte me anë të mbrojtësit Pepe, në një sfidë ku Ronaldo u mbulua shumë mirë dhe nuk arriti të bënte diferencën.
Mbrojtja uruguajane e udhëhequr nga kapiteni Godin, fitoi thuajse çdo duel me të.
Turi I dytë ka nisur me shumë gola. Uruguaji e Portugalia nuk arritën deri në 7, si takimi I mëparshëm Francë-Argjentinë, por edhe 3 nuk ishin pak. /abcnews.al

