Pas më shumë se një muaji, Austria ka lehtësuar masat kundër koronavirusit. Duke filluar nga sot vendet kulturore dhe të argëtimit si muzetë dhe kopshtet zoologjike do të rihapen – por nën masa të rrepta sigurie.
Ndërsa në Vjenë, përdorimi i maskës në ambiente të jashtme nuk do të jetë më i detyrueshëm. Kancelari Sebastian Kurtz tha në një deklaratë se pas bllokimit në lindje të vendit, i cili u vendos kryesisht për shkak të ezaurimit të spitaleve, vendi tashmë ka marrë vendimin për të lehtësuar disa nga masat.
Sipas Kurtz, Austria ka planifikuar rihapjen gjithashtu të sektorit të hotelerisë, turizmit, kulturës dhe sporteve.
Rikujtojmë se Austria ka regjistruar 623,201 raste dhe 10,260 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al