Flota ruse e Detit të Zi ka pësuar një goditje tjetër, pas fundosjes së kryqëzorit “Moskva” ka humbur një nga oficerët më të lartë.
Sot, 18 prill ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.
Këtë e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.
Kapiteni i anijes e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës ruse në Detin e zi vdiq nga plagët e mara pas sulmit të ukrainasve më 24 mars.
Në këtë datë u shkatërruar një anije tjetër, Sratov.
“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë”, tha Razvozhayev.
Chirva, ka lindur në Sevastopol dhe kishte luftuar në 2015 dhe 2016 në Siri./abcnews.al/