Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas mbledhjes që u zhvillua me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Rama shprehet se mbledhja pavarësisht se mbledhja zgjati disa orë, në të kishte një shkëmbim të hapur opinionesh me Presidentin Ilir Meta dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjithashtu kryeministri Rama thekson se politika do të ishte ndryshe nëse komunikimi publik sipas tij do të ishte kaq pozitiv sa në këtë mbledhje.
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe”, shkruan Rama.