Pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë pasditen e kësaj të shtune. Anëtarët janë njoftuar se mbledhja e Kryesisë së PD do to të nisë në orën 19.30. Më pas, të dielën do të thirret edhe Këshilli Kombëtar i partisë.
Lexo edhe: Dy rryma dhe dy statute në PD, cilat janë ndryshimet që prodhuan Kuvendet e Bashës dhe Berishës
Ndërkohë, në Pallatin e Kongrese vijon ende punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ku sipas organizatorëve morën pjesë mbi 5000 delegatë. Gjatë këtij Kuvendi u shpallën të pavlefshme të gjitha vendimet që u morën një javë më parë në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë duke organizuar sot referendumin me anë të të cilit synojnë që të shkarkojnë kryedemokratin Lulzim Basha. /abcnews.al/