Me rinovimin e Maldinit dhe Massara , do të jetë radha e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ka zgjedhur të qëndrojë te Milani dhe për këtë ka pranuar një pagë simbolike plus bonuse që lidhen me paraqitjet e tij në fushë për golat dhe trofetë.
Mungojnë vetëm detajet e fundit për të vendosur pikat mbi “i”, pasi kontrata e rinovimit është gati, ndërkohë sulmuesi suedez po vazhdon të punojë fort për t’u rikuperuar nga dëmtimi pas operacionit në gju.
Ibra synon të rikthehet në fillim të 2023 për të ndihmuar sërish skuadrën e Piolit, teksa Superkupa e Italisë ndaj Interit mund të jetë edhe ndeshja e parë pas rikuperimit, takim i parashikuar të luhet më 18 janar. /f.a/abcnews.al